KreuCelebrity

Jennifer Grey: Si ndarja ime frymëzoi Madonnan për hitin e saj

Jennifer Grey u bë një emër i njohur pasi luajti rolin e Babyt në filmin ‘Dirty Dancing’  verën e vitit 1987. Dhe tani aktorja 62-vjeçare po flet për jetën e saj në korsinë e shpejtë të Hollivudit, në kujtimet e saj të reja, ‘Out Of The Corner’.

Ndër të tjera aktorja e famshme ka zbuluar se një ndër këngët e artstes Madonna është frymëzuar nga  romanca e saj me aktorin Matheë Broderick. Grey  rrëfeu se kënga hit e vitit 1989, ‘Express Yourself’, ishte frymëzuar nga jeta e dashurisë së Grey; më konkretisht, ndarja e saj me aktorin Matthew Broderick.

Grey filloi të takohej me Broderick ndërsa të dy po xhironin Ferris Bueller’s Day Off, e cila filloi në shtator 1985 dhe zgjati deri afër fundit të nëntorit të atij viti. Një vit më pas, Grei kaloi në audicion për një film që do të quhej Dirty Dancing. Ajo mori rolin e Frances Baby Houseman dhe Patrick Swayze do të punësohej për të luajtur Johnny Castle.

Pasi ishte futur në skenën e re të Hollivudit, Grey u fejua me Broderick, vetëm për t’u ndarë pas rreth katër vjetësh.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF