KreuCelebrity

Johnny Depp zbulon nëse do ta shohim më si kapiten Jack Sparrow!

Aktori Johnny Depp, gjatë gjyqit prej 100 milionë dollarësh, e akuzoi ish-bashkëshorten e tij Amber Heard se i kishte shkatërruar karrierën duke publikuar një shkrim për marrëdhënien e tyre.

Ndërsa ishte nën pyetje nga avokati i tij, Depp pranoi se Disney e kishte hequr atë nga “Pirates of the Caribbean 6”, vetëm disa ditë pas publikimit të artikullit.

Pavarësisht pretendimeve të Depp, ai gjithashtu konfirmoi se nuk do të kthehej kurrë në “Pirates of the Caribbean”.
Ekzaminuesi Ben Rottenborn tha, “Fakti është, zoti Depp, nëse Disney do të vinte tek ju me 300 milionë dollarë, asgjë në këtë tokë nuk do t’ju shtynte të ktheheshit dhe të punonit me Disney-n në një film Piratët e Karaibeve? E saktë?”, teksa Depp u përgjigj, “Kjo është e vërtetë”.

Duket sikur ditët e kapitenit Jack Sparrow janë të numëruara… dhe ekskluziviteti ka të ngjarë të lundrojë pa të, sidomos tani që Disney ka një ri ndezje të re në punë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF