KreuCelebrity

Pas humbjes së djalit, miku i Georginas tregon gjendjes e saj emocionale!

Pak ditë më parë, Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo dhanë lajmin e trishtë të humbjes së djalit të tyre të porsalindur.

Një nga miqtë e Georginas Ivan Garcia ka folur së fundmi për gjendjen e saj pas humbjes së djalit.

“Ka qenë një javë shumë e ndërlikuar që është normale. Është një foto shumë e bukur por ka edhe shumë trishtim. Ne prisnim dy njerëz të vegjël dhe nuk rezultoi ashtu. Nuk do të them asgjë sepse ata kanë kërkuar privatësi, por djali ishte një person që ishte shumë i dashur”, tha Ivan për programin televiziv spanjoll “Ya Son las 8”.

“Ajo gjithmonë ka thënë se fëmijët e saj janë të parët dhe ajo do t’i japë vajzës gjithë dashurinë e saj. Cristiano dhe Georgina janë një çift shumë i afërt. Georgina është shumë e fortë dhe ajo e di që jemi të gjithë këtu. Ajo e di se rrethi i saj i familjes dhe miqve do ta ndihmojë. Shpresoj se së shpejti do ta shohim sërish të buzëqeshur”, tha ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF