Brandi shqiptar i modës Enada At’Nikolla sapo ka hapur dyert e një shtëpie të re. Për të gjithë ata që e kanë pëlqyer stilin e krijimit të dizajneres së njohur do të kenë mundësi të gjejnë disa prej krijimeve të saj në një dyqan ekskluziv që ndodhet në Qendren Tregtare Coin.
Prezantimi me dyqanin nis në katin e parë të qendrës tregtare, ku një kënd dedikuar brandit mirëpret dhe fton të gjithë ata që kanë dëshirë të njihen me punimet origjinale nën logon At’Nikolla. Për t’u ngjitur më pas në katin e dytë….
Një hapësirë e mbushur me frymën vizionare dhe avangarde të krijimeve të At’Nikollës, vendosur në katin e dytë në Coin mirëpret çdo ditë dhjetëra klientë që admirojnë veshjet e artistes shqiptare.
Nga copat prej mëndafshi, pëlhurat luksoze, velvet, e deri tek teminat shumëngjyrëshe çdo krijm në në të gjithë butikun është zgjedhur me kujdes duke pasqyruar një copëz nga bota krijuese e Enada At’Nikolla shkëputur nga ‘trashëgimia’ e atelies e cila ndodhet vetëm disa metra larg Coin.
Brandi Enada At’Nikolla ishte një emër i munguar në radhët e emrave të njohur të brandeve botërore në këtë qendër tregtare, ndërsa sapo hapet ashensori i katit të dytë në Coin përfshihesh nga energjia krijuese e koleksionit ekskluziv të butikut më të ri të modës në kryeqytet.



















