Një tërmet i fuqishëm ka goditur Bosnje Hercegovinë me magnitutë 5.7. Lëkundjet e tij u ndjenë edhe në Shqipëri e Kosovë e pjesë të tjera të Ballkanit. Vipat shqiptarë kanë reaguar menjëherë pas tërmetit, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë pyetur nëse e kanë ndjerë apo jo.
Donald Veshaj u përpoq ta c`dramatizonte pak situatën.
“Le të fillojnë telefonatat: “A e ndjeve tërmetin?”, ka shkruar aktori i humorit.
27 vjecarja Elmira Sefo, e cila u plagos kur një gur ra në shtëpinë e saj në Bosnje , ndërroi jetë në spital, thanë burime mjekësore të cituara nga mediat. Portali lokal “Stolac.com” ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një foto të viktimës Elmira me mesazhin “Mëshirë për shpirtin tënd të bukur”.
Disa persona të tjerë janë lënduar lehtë, mes tyre edhe anëtarë të familjes së viktimës. Tërmeti rrëzoi mure e shkaktoi dëme materiale në disa lokalitete të tjera, duke përfshirë Mostarin dhe qytetin e Ljubinjes, sipas autoriteteve vendore dhe të mbrojtjes civile.



















