KreuCelebrity

Marina Vjollca publikon fotografinë me të bijën, Getoari bën komentin e ëmbël!

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi pak muaj më parë u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë të cilën e pagëzuan më emrin e veçantë Marget.

Së fundmi Marina ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi shumë të bukur me vajzën e vogël.

“Ti je zemra ime qe rreh jashtë trupit tim. MARGET”, ka shkruar moderatorja përkrah postimit të saj.

Të shumta kanë qenë fjalët e bukura që Marina ka marrë nga miqtë, të afërmit dhe miqtë e saj, por ai që bije më shumë në sy është komenti i ëmbël i Getoarit, “Arsyeja pse jetoj”.

Kujtojmë që Marina ka zgjedhur të mos e zbulojë portretin e plotë të vajzës së vogël, por jemi të bindur se është shumë e bukur.

 

 

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF