KreuCelebrity

Nard Ndoka së shpejti moderator, ish-ministri zbulon detaje nga emisioni i tij!

Ish-ministri Nard Ndoka ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Ëake Up” në Top Channel, ku ka ndarë lajmin se së shpejti do ta shohim si moderator.

Ai zbuloi disa detaje rreth projektit të tij që mban titullin, “Hola Nardi”. “Këtu ka një problem, politika është shndërruar në teatër, edhe thashë më mirë aty ku bëhet shoë. Është për t’i dhënë një lloj sinjali edhe politikës. Aty ku bëhet politikë, duhet seriozitet, duhet përgjegjësi. Nëse kanë ndonjë ide për shoë, le të vijnë ta provojnë edhe ato. Kjo ishte një ide e imja që e kisha diskutuar me miqtë e mi para disa kohësh. Tani ishte koha e përshtatshme, sepse vura re se tashmë njerëzit kanë nevojë të qeshin, sesa të merren me politikë”, u shpreh Ndoka.

Në këtë format, ish-deputeti do të ketë të ftuar, jo vetëm shqiptarë. Ndoka u shpreh se do të ftonte edhe politikanë, madje zbuloi se të ftuar do të ketë edhe Edi Ramën, ndërkohë që edhe Silvio Berluksoni është një emër që është kontaktuar për të qenë pjesë e emisionit.

Mësohet se formati i tij do të jetë brenda emisionit “E Diell” dhe pritet të nisë së shpejti.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF