KreuCelebrity

“Më ka bërë bllok”, Arjola Demiri i kundërpërgjigjet Fifit! 

Një pohim i Filloreta Raçi e njohur si “Fifi” u diskutua gjatë në mediat rozë e rrjetet sociale. Këngëtarja kosovare shprehej se në ditëlindjen e aktores Monika Lubonja kishte persona të padëshiruar, dhe përmendi emrin e aktores, Arjola Demirit, me të cilën ishte pjesë e shtëpisë së famshme të “Big Brother Albania VIP”.

Fifi madje tha se Arjola i kishte bërë edhe bllok në rrjetin social “Instagram”.   Arjola, thotë Express, vendosi të reagojë përmes një postimi po ne kete rrjet. ”Lajkatarët duken si shokë, ashtu siç duken ujqërit si qentë. Kurrë mos e nënvlerëso fuqinë e një gruaje Alfa”, ka shkruar ajo.

Pjesa nga biseda e Fifit me Monikën:

Fifi: Kishte njerëz të padëshirueshëm në ditëlindjen tënde.

Nevina: Po na e the emrin, Monika ka 20 pikë plus në lojë

Fifi: Një njeri që më ka bërë bllok në Instagram është Arjola kështu që…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF