KreuCelebrity

Merita Halili zbulon sëmundjen nga e cila vuan prej vitesh!

Artistja e muzikës popullore, Merita Halili, ka qenë e ftuar në “Expuls”  së fundmi dhe ka rrëfyer se vuan nga Lupus, sëmundje të cilën 2-3 persona e kanë pasur në vendin tonë.

“Është një sëmundje autoimune që quhet Lupus, nuk ka qenë e përhapur në Shqipëri 2-3 veta mund ta kenë pasur, ka të bëjë me imunitetin. E kam minore, në lëkurë por e mbaj në kontroll dhe duhet të kujdesem mos rri shumë në diell”, tha artistja.

‘Lupusi’ është një sëmundje autoimune që shfaqet kur sistemi imunitar i trupit tuaj sulmon indet dhe organet. Inflamacioni i shkaktuar nga lupusi mund të prekë shumë sisteme të ndryshme të trupit duke përfshirë kyçet, lëkurën, veshkat, qelizat e gjakut, trurin, zemrën dhe mushkëritë.

Nga kjo sëmundje vuajnë edhe të famshme si Selena Gomez, Lady Gaga dhe Toni Braxton.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF