Të fejuar që prej 2013-tës, më në fund lojtari i golfit Dustin Johnson dhe modelja Paulina Gretzky kanë lidhur kurorë. Sipas “People”, çifti u martuan zyrtarisht në një ceremoni romantike në Tenesi para miqve dhe familjes së tyre.
Dasma u zhvillua në një pronë prej 4200 hektarësh në Malet Great Smoky. Përpara se të ecte drejt altarit ( me nje fustan të krijuar nga stilistja e njohur Vera Wang), Paulina ndau në Instagram një shënim të shkruar nga partneri i saj.
“Paulina, ti je dashuria e jetës sime, po numëroj sekondat derisa të martohem me ty”, ka shkuar Johnson. Johnson dhe Gretzky filluan të takoheshin në vitin 2013 dhe shpejt njoftuan fejesën e tyre atë verë. Çifti ka dy djem, Tatum, 7 vjeç dhe River, 4.



















