KreuCelebrity

Aktorja e njohur Allison Williams mirëprit në heshtje fëmijën e parë!

Aktorja e njohur Allison Williams dhe Alexander Dreymon kanë mirëpritur një djalë pas lidhjes së qetë për më shumë se dy vjet.

Williams, 34 vjeçe, lindi një djalë të cilin e kanë quajtur Arlo në fund të vitit të kaluar. Çifti i njohur së fundmi u pa me të voglin e tyre gjatë një udhëtimi në një resort privat në Bahamas.

“Ata dukeshin shumë të lumtur dhe shumë të dashuruar”, u shpreh një burim i brendshëm. Çifti i cili punoi së bashku në thrillerin e vitit 2020 “Horizon Line” thuhet se kanë qenë së bashku që nga fundi i 2019-s

Kujtojmë që Allison ka qenë e martuar më parë me sipërmarrësin Ricky Van Veen. Dyshja u divorcua në qershor 2019 pas gati katër vitesh martesë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF