KreuCelebrity

Në finalen e madhe të “Love Story”, Katerina dhe Eni zyrtarizojnë dashurinë e tyre!

Këtë të hënë ishte finalja e madhe e programit të dashurisë “Love Story” në televizionin Klan.

“Love Story” u mbyll në mënyrën me të bukur të mundshme, pasi Eni dhe Katerina zyrtarizuan dashurinë e tyre dhe vendosën që ta vazhdojnë edhe jashtë programit lidhjen e tyre.

Fronistja kishte përgatitur një surprizë mjaft të veçantë për Enin. Fillimisht Katerina i kishte vendosur një sfidë, ku ai do të rendiste takimet nga i pari tek i fundit. Askush nuk e priste që pasi të ktheheshin nga pas të gjitha kornizat me fotot e takimeve aty të shkruhej: Të dua!

“Ishte surprizë shumë e bukur, nuk e prisja”, tha Eni, duke shtuar se ndjenjat e tij për Katerinën do të shtohen gjithnjë e më shumë. “Uroj që të të kem te zemra ime dhe gjithmonë pranë meje”, tha ai.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF