Valbona Selimllari ka qenë e ftuar këtë të mërkurë në Top Albania Radio, ku foli dhe zbuloi detaje të pathënë nga jeta e saj.
“Unë televizionin e kam dashur që fëmijë. Në përgjithësi nuk kam pengje. Kam shumë ambicie dhe ka gjëra që mund të bëj në televizion. Kam një projekt që lidhet me të rinjtë dhe adoleshentët, të cilin shpresoj të arrij ta realizoj”, tha ajo.
Valbona foli edhe për pasionet e saj, teksa pranoi se i pëlqen kënga, sporti, piktura e shumë të tjera, teksa zbuloi edhe nëse do të hynte në “Big Brother Vip 2”.
“Nuk kam asnjë paragjykim, por nuk mendoj që jam tipi i “BBV”. Nuk qëndroj dot në një vend, tre muaj janë shumë, dhe nuk mund të rri pa fëmijët. Por është një eksperiencë interesante, shumë interesante”, u shpreh ajo.