KreuCelebrity

Blerja e Twitter nga Musk shkakton shqetësim:Do mbushet me fake news? Atij nuk i pëlqejnë rregullat!

Elon Musk-ut nuk i pëlqejnë rregullat. Nëse ai merr nën kontroll një nga platformat qendrore të komunikimit të botës moderne, kjo mund të jetë problem, thotë analistja Carolina Chimoy. Platforma Twitter është përshkruar nga Elon Musk-u si “sheshi kryesor i qytetit”. Pjaca, me fjalë të tjera, ai vend, ku qarkullojnë lajmet për ngjarjet më të rëndësishme dhe aktuale. Pra, Musk-u e di shumë mirë se sa e rëndësishme është kjo platformë në kohën tonë si mjet komunikimi, shprehet ajo.

Pyetja është: A është i vetëdijshëm ai se sa përgjegjësi kërkon kjo? Se nuk bëhet fjalë vetëm për fitim, si në një kompani private? Si një biznesmen i suksesshëm, a do ta shfrytëzojë ai tani platformën në favor të tij?, thotë Chimoy për DW. Disa ide i ka shprehur edhe më parë, nëpër intervista të ndryshme ose në Ted Talk-et e tij të fundit: Ka thënë se donte ta drejtonte Twitter-in si një kompani private dhe se platforma nuk bënte sa duhej për lirinë e fjalës (së cilës i mëshohet aq fort në SHBA), sepse komunikimi moderohet vazhdimisht në mënyrë të panevojshme, sipas Musk-ut. Por çfarë do të thotë “liria e fjalës” për të cilën flet Musk-u? A do të thotë se secili mund të thotë atë që dëshiron – edhe nëse kjo nuk është e vërtetë?

Musk-u gjithashtu ka theksuar disa herë se ai është kundër bllokimit të disa personave nga platforma. Një nga personat më të famshëm të ndaluar nga Twitter-i është ish-presidenti amerikan Donald Trump. Ai u ndalua nga Twitter-i, pasi mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin, më 6 janar 2021. Twitter-i tha më pas se: “Pasi rishikuam me kujdes tweet-et e fundit të llogarisë @realDonaldTrump dhe kontekstin rreth tyre – veçanërisht se si perceptohen dhe interpretohen ato brenda dhe jashtë Twitter-it, ne e mbyllëm llogarinë për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës.”

Por Musk-ut nuk i pëlqejnë rregullat. Në një intervistë ai e bëri të qartë se me të nuk do të ketë më kësi rregullash dhe mundësi bllokimi. Njeriu më i kamur i botës, me një pasuri prej rreth 270 miliardë dollarësh, dëshiron ta bëjë Twitter-in “imperativin social” të fjalës së lirë. Të gjithë duhet të jenë në gjendje të komentojnë çdo gjë, sipas Musk-ut, i cili e përshkruan veten si një “absolutist i fjalës së lirë”.Një botë, e cila vështirë të imagjinohet, sepse miliarderi, në llogarinë e vet, i bllokon të gjithë ata që e kritikojnë atë ose kompanitë e tij/ Gazetarët që e kanë kritikuar gjithashtu ngacmohen rregullisht në llogarinë e Musk-ut në Twitter.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF