KreuCelebrity

Në pritje të ëmbël? Rita Ora publikon fotografitë e dyshimta!

Prej ditësh për këngëtaren e njohur Rita Ora po qarkullojnë lajmet se është në pritje të ëmbël për herë të parë.

Së fundmi Rita ka postuar në Instastory një foto nga pushimet e saj ku shihet me bikini në plazh teksa mban dorën te barku. Më pas këngëtarja me origjinë shqiptare postoi një selfie ku ekspozon barkun që duket më i rrumbullakosur se zakonisht.

Kujtojmë që pak ditë më parë disa media britanike dhe australiane kanë aluduar se këngëtarja me origjinë shqiptare është shtatzënë pasi argumentojnë se barku i saj ishte më i rrumbullakosur se zakonisht gjatë një darke private të para pak ditëve.

Sipas raportimeve të një media të njohur australiane ajo ngriti dolli dy herë, por me ujë dhe jo verë, gjë që është e pazakontë. Duke qenë se gratë shtatzëne nuk duhet të pinë alkool, kjo po përdoret si provë se mund të jetë në pritje të ëmbël. Por, ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar që Ora është shtatzënë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF