KreuCelebrity

E pickoi gjarpri me zile, aktori i famshëm me urgjencë në spital!

Aktori amerikan, Cary Elëes kaloi momente ankthi këtë fundjavë. Ylli i “The Princess Bride” u transportua me urgjencë me avion në Qendrën Mjekësore Ronald Reagan UCLA pasi një gjarpër me zile e pickoi në gisht.

Elëes ka qenë duke punuar jashtë shtëpisë së tij në Malibu kur ndodhi e papritura e frikshme. Aktori thotë se i është shumë mirënjohës njerëzve që e ndihmuan, sepse falë kësaj arriti të shpëtojë mirë nga ky incident i rrezikshëm.

“I kafshuar jo nga një brejtës, por nga një gjarpër me zile. Mirënjohës stafit të Malibu Urgent Care, LA County Fire Dept. dhe stafit dhe profesionistëve mjekësorë në @UCLAHealth

për kujdesin e tyre të madh. Po shërohem falë të gjithë këtyre njerëzve të mrekullueshëm”, ka shkruar ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF