Psikologia Shannon Curry ka dëshmuar së fundmi në gjyqin e famshëm që po mbahet mes Amber Heard dhe Johnny Depp.
Ky i fundit ka paditur ish gruan për 50 milionë dollarë për një artikull ku rrëfen se si është abuzuar. Psikologia tha se aktorja vuan nga dy çrregullime psikologjike.
Curry tha se Heard “demonstron simptoma psikologjike të çrregullimit të kombinuar të personalitetit kufitar dhe çrregullimit të personalitetit histrionik”. Dëshmitarja e Depp tha se e bazon vlerësimin e saj në materialet e çështjes si dhe në dy intervista të mbajtura me Heard.
Dr. Curry gjithashtu dëshmoi se aktorja nuk vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik për shkak të raportit me Depp, siç ka pretenduar.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor, njerëzit me çrregullim të personalitetit kufitar kanë një aftësi të dëmtuar për të balancuar në mënyrë racionale emocionet e tyre. Për këtë arsye, pacientët me BPD priren të jenë më impulsivë dhe të pasigurt, dhe kanë vështirësi në ruajtjen e marrëdhënieve të ngushta.