Jehona e ditëlindjes së Monika Lubonjës vazhdon. Konkurrenti i “Big Brother Vip 2”, Sabiani rrefeu marrëdhëniet e krijuara në emision, qofshin këto të krijuara apo të prishura.
Ai mungonte mes të ftuarve VIP në festë, dhe kjo nuk kaloi pa rënë në sy. Monika vetë u shpreh se nuk e kishte ftuar me justifikimin se nuk kishte më marrëdhënie me të.
Sabiani insiston se për aq sa di ai, mes tyre nuk ka pasur hatërmbetje, pasi sipas tij në momentin që janë takuar dhe parë janë përqafuar. Por lë të kuptohet se Monikës i ka mbetur hatri duke menduar se kënga “Tradhëtare” e Sabianit, i dedikohet asaj.
Këngëtari thote se kjo nuk është aspak e vërtetë, dhe nuk e ka pasur dedikim për aktoren. Trekëndëshi i shoqërisë mes Monika Lubonjës, Sabianit dhe Ilir Shaqirit i cili u krijua brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” u prish natën kur aktorja në zinxhirin e shpëtimit të nominimeve vendosi të zgjidhte Donald Veshajn dhe jo Sabianin.