KreuCelebrity

Pas tre vitesh romancë, Madonna ndahet nga i dashuri 28-vjeçar!

Ylli i popit Madonna i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin e saj më të ri, Ahlamalik Williams.

Këngëtarja 63-vjeçare nisi të shoqërohej me balerinin në vitin 2019, katër vjet pasi e takoi atë në turneun e saj Rebel Heart por tashmë kanë vendosur që të ndjekin rrugë të ndara.

“The Sun” raporton se këngëtarja u ka thënë miqve se është sërish beqare pasi gjërat nuk po funksiononin më me balerinin amerikan. Dyshja, të cilët kishin një diferencë moshe 35-vjeçare, nuk janë parë më së bashku që nga muaji janar.

Madonna bëri një postim në rrjetet sociale, që dukej se i adresohej ndarjes. “Karma tha: kur dikush në jetën tuaj nuk është i duhuri për ju … Zoti do t’i përdorë vazhdimisht për t’ju lënduar derisa të bëheni të fortë”.

“Ata janë ende në marrëdhënie të mira, por janë në vende të ndryshme me jetën e tyre. Ata kaluan muaj së bashku në turne dhe në izolim, por tani ai është larguar nga shtëpia e saj. Me të dy duke punuar në gjëra të tjera, ishte e vështirë të mbanin të ndezur romancën e tyre”, tha një burim për The Sun.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF