KreuCelebrity

Romeo dhe Aleksia i japin fund lidhjes? Aktori konfirmon: Jam single!

 

Jo më larg se në muajin shkurt, Aleksia Peleshi e konfirmo lidhjen me Romeo Veshaj. Ajo ndau me ndjekësit një makinë në makinë ku shihej Romeo në timon, ndërkohë që postimi u bë në Ditën e Shën Valentinit, shoqëruar me këngën “Abra Cadavra, Kush-Valentine”.

Nga ai moment, dyshja simpatike do të vihej në vëmendjen e mediave rozë, duke u kthyer në një nga me të komentuarat. Por përpara disa kohësh, u shfaqën fjalë se cifti ishte ndarë.

Vetëm mbrëmjen e djeshme, aktori e ka zbuluar me fjalët e tij si qendron e vërteta. I pyetur nëse vëllezërit Veshaj janë single apo jo, Romeo ka deklaruar se ai vetë po, duke lënë të kuptohet gjithçka.

“A mund të flas për veten se për Donaldin nuk e di”, ka thënë ai, ku më tej ka vazhduar: “Unë jam single, me Donaldin jam zënë s’flasim për karikusin nuk e di si është”, tha Romeo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF