KreuCelebrity

Prek fëmijët, UNICEF dhe OBSH paralajmërojnë shpërthime të fruthit!

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Fondi Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për Emergjencën e Fëmijëve paralajmëruan për një rrezik në rritje të përhapjes së fruthit gjatë vitit 2022.

Sipas organizatave në krahasim me vitin 2021, ka pasur një rritje me 80% të infektimeve. “Pothuajse 17 338 raste të fruthit u raportuan në mbarë botën në janar dhe shkurt 2022, krahasuar me 9 665 gjatë dy muajve të parë të 2021”, thanë organizatat në një njoftim për shtyp të mërkurën.

OBSH nënvizon se vatrat më të mëdha janë në Afrikë dhe rajonin e Mesdheut Lindor. Njëzet e tre milionë fëmijë nuk mundën të vaksinoheshin në vitin 2020, thanë organizatat.

Fushatat e vaksinimit të fëmijëve janë penguar kohët e fundit nga pandemia dhe lufta në Ukrainë në vendet si, Etiopi, Somali dhe Afganistan.

Sipas OBSH-së dhe UNICEF-it vaksinimi në masën mbi 95% mund të mbrojë kundër fruthit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF