KreuCelebrity

Zbulohet gjesti emocionues që Travis Barker ka bërë para se t’i propozonte Kourtney Kardashian!

Pak ditë më parë Kourtney Kardashian dhe Travis Barker kurorëzuan dashurinë e tyre në fejesë, ndërkohë që së fundmi janë zbuluar të reja para se ata të merrnin hapin e rëndësishëm.

Gjatë episodit të tretë të ‘The Kardashians’ që debutoi të enjten më 28 prill, Kris Jenner u emocionua teksa zbuloi gjestin prekës që ka bërë Barker para se t’i propozonte për fejesë 43-vjeçares.

Teksa fliste me Kimin, Kris zbuloi se Travis i kishte kërkuar leje para se t’i propozonte Kourtney-t. Kris zbuloi se Travis i tha asaj se kishte vizituar varrin e babait të ndjerë të Kourtney, Rob Kardashian.

“Ishte gjest i ëmbël. Pastaj tha se do të shkonte te varri i babait dhe mori leje nga ‘të dy’.. Jam e lumtur”, tha Kris mes lotësh.

Kujtojmë që avokati i famshëm vdiq më 30 shtator 2003, pas një beteje me kancerin e ezofagut. “Do të doja që babai juaj të ishte këtu për ta parë”, theksoi Jenner, 66 vjeçe.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF