Jennifer Lopez dhe Ben Affleck thuhet se nuk po planifikojnë të kenë fëmijë së bashku.
Aktorja dhe këngëtarja 52-vjeçare, e cila është martuar tre herë më parë dhe është fejuar pesë herë, dhe aktori 49-vjeçar janë të kënaqur me familjen e tyre të përzier dhe nuk kanë dëshirë të kenë fëmijë së bashku.
Jennifer ka binjakët 14-vjeçarë Max dhe Emme me ish-bashkëshortin Marc Anthony, ndërsa Ben ka Violet, 16, Seraphina, 13 dhe Samuel, 10, me ish-bashkëshorten Jennifer Garner.
Një burim i brendshëm tha për HollywoodLife: “Ata nuk duan fëmijë të tjerë, të dy e kanë kaluar atë pjesë në jetën e tyre.
Kujtojmë që çifti i dashuruar u ribashkua në vitin 2020 dhe u fejuan edhe një herë vetëm pak javë më parë.



















