Agjenti i disa prej futbollistëve më të mirë në botë dhe i njohur si ‘mbreti i merkatos’, Mino Raiola, ka ndërruar jetë në Monte Carlo, aty ku dhe ai jetonte.
54-vjeçari ishte shtruar prej disa ditësh në spital, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë nga e cila nuk ia doli të shërohej.
Raiola ndër të tjera ishte menaxher i Zlatan Ibrahimovic, Paul Pogba, Erling Haaland dhe shumë lojtarë të tjerë të famshëm.
Mino Raiola lindi më 4 nëntor 1967 në Itali dhe vitet e fundit ka punuar me Henrik Mkhitaryan, Marco Verratti, Gianluigi Donnarummo, Matthias de Ligt dhe Maria Balotelli.



















