Kishin bërë një ceremoni martesore në bashki në Itali, dhe një darkë private me 14 vetë por jo dasëm “të mirëfilltë”, dhe tani, me sa duket, Ilir Shaqiri kërkon ta heqë “edhe këtë pishman”!
“Ne jemi martuar në bashki, në Romë. Jemi martuar dhe unë jam nisur për në Hungari tre ditë për muajin e mjaltit dhe jam kthyer se kisha punë. Jam martuar me 14 veta në tavolinë sepse dasmën e vërtetë do ta bëj në Shqipëri në muajin qershor. Dua ta bëj buzë detit”–pati thënë ai. Balerini dhe fituesi i “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri do të martohet këtë fundjavë, të paktën kështu bënë të ditur burime për “VIP Magazine”.
Të njëjtët burime pohojnë se ai dhe Emanuela do ta zhvillojnë dasmën këtë të shtunë, në një restorant pranë bregdetit në Durrës. Mësohet se pjesë e gëzimit të tyre do të jenë më shumë se 100 të ftuar.
Megjithatë, “Panorama Plus” ka kontaktuar persona të afërt me Ilirin dhe ata na e kanë mohuar diçka të tillë. Burimet tona hodhën poshtë këtë lajm duke deklaruar se balerini nuk do e realizojë këtë fundjavë dasmën për të cilën ka folur pak kohë më parë. Deri tani nuk ka ende detaje të tjera.



















