KreuCelebrity

Shqipëria hap negociatat me BE-në në qershor!!

Shpresa të reja në Tiranë nga Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Ai pret një vendim pozitiv të Këshillit Europian për çeljen pas dy muajsh të negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.Në vizitën e tij zyrtare në Tiranë, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi tha, se “BE synon hapjen e negociatave në fund të qershorit, pasi po punohet intensivisht me Bullgarinë që të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Objektivi ynë është që kjo punë të mbarohet gjatë Presidencës Franceze.”

Deklarata e Komisionerit Varhelyi në Tiranë vjen pas asaj në Forumin për Marrëdhëniet mes BE dhe Ballkanit Perëndimor të mbajtur  të marten, thotë DË, ku ai pohoi zhgënjimin nga zvarritja e hapjes së negociatave për dy vendet dhe theksoi që ”BE nuk ka as kohë, as interes të shtyjë konferencat e para ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën. Lufta në Ukrainë dhe mësimet e së kaluarës kanë treguar se procesi i integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të përshpejtohet”.

Në vijim të kësaj përqasjeje ndaj zhvillimeve në Ukrainë dhe pasojave potenciale në BP, komisioneri Varhelyi vuri në dukje rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. „Europa nuk mund të mos përdorë të gjitha mundësitë e saj që të stabilizojë BP kur në Europë ka një luftë. Ne duhet që këtë vendim ta marrim në tryezë e të ecim përpara me punën, sepse në rast se nuk marrim ato vendime që mund të marrim, atëherë do të thotë që ne po heqim dorë nga ai mandat që ne kemi”, theksoi ai.Zvarritja e hapjes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe MV „kompromenton sigurinë e BE dhe vë në pikëpyetje besueshmërinë e tij”, tha Varhelyi.

Shpresat që solli komisioneri Varhelyi në Tiranë për hapjen e negociatave në fund të qershorit u shoqëruan edhe me paralajmërimin e kryeministrit Rama për kërkesën e Shqipërisë për ndarje nga Maqedonia e Veriut, nëse Bullgaria vazhdon të mos heqë veton ndaj MV dhe ngërci i krijuar nga Bullgaria nuk zhbllokohet. “Nëse negociatat nuk hapen në qershor, Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut edhe pse kjo nuk duhet të jetë prioritet dhe mbetet për t’u aktivizuar si qasje mbas mbledhjes së Këshillit Europian. Deri atëherë ne jemi absolutisht në pozicionin që të dyja vendet duhet të hapin negociatat”, tha kryeministri Rama.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF