KreuCelebrity

“Më në fund e kuptova se..”, Aktorja Kate Hudson së shpejti me një album muzikor!

Aktorja e njohur, Kate Hudson, ka ndarë një lajm të gëzueshëm për fansat e saj.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, Kate publikoi një fotografi të sajën duke kënduar dhe zbuloi se po regjistron albumin e saj të parë. “Më në fund e kuptova se ishte koha për të kënduar”, shkroi ajo.

Shumë nga miqtë e Hudson komentuan në postim duke ofruar mbështetjen e tyre për sipërmarrjen e saj të re artistike. Edhe pse kjo mund të jetë hera e parë që Kate regjistron një projekt solo, nuk është hera e parë që këndon.

Ajo ka performuar këngën “You’re So Vain” me Mattheë McConaughey në “How to Lose a Guy in 10 Days” të vitit 2003 deri tek interpretimi i “Cinema Italiano” si rol kryesor në filmin muzikor të vitit 2009.

Aktorja vjen nga një familje muzikantësh, pasi babai Ëilliam Louis Hudson Jr. performoi si vokalist së bashku me vëllezërit e motrat e tij në The Hudson Brothers nga vitet 1960 deri në fillim të viteve 1980.

 

 

A post shared by Kate Hudson (@katehudson)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF