Këngëtarja e njohur dhe e dashur e muzikës popullore, Mariola Kaçani, do të bëhet nënë për herë të parë.
Lajmin e bukur e ka zbuluar vetë këngëtarja me anë të një postimi në rrjete sociale, teksa ka uruar partnerin e saj për ditëlindje.
Ajo ka zgjedhur një fotografi shumë të bukur, ku ata shihen përkrah njëri-tjetrit teksa mbajnë duart te barku i rrumbullakosur. “Edhe 100 të tjera zemër. Të uroj shëndet e vetëm lumturi pranë nesh. Gëzuar ditëlindjen babi Aldo. Të duam shumë shumë”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që Mariola është përpjekur gjithmonë që jetën e saj private ta mbajë larg vëmendjes mediatike, ndaj ky postim i saj ka tërhequr padyshim shumë fansat e saj.



















