KreuCelebrity

  Nuk duronte dot qenin, 71 vjecarja vret fqinjin e i plagos gruan-dëshpërimi i djalit të vetëm!

 

Një ngjarje shokuese ka tronditur Italinë: Një grua 71 vjecare, Silvana Erzembergher qëlloi për vdekje fqinjin  e saj, Luigi Casati e i plagosi bashkëshorten.

Fqinjet e tyre se Luigi kishte dalë të shëtiste qenin, kur nisi grindja e radhës më Silvanën që ishte përplasur disa herë me ciftin dhe ankohej prej qenit të tyre. E moshuara ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar. E shoqja e Luigit, Monica, dëgjoi të shtënat, doli të shihte c`po ndodhte e zbriti me vrap poshtë. Por kur u afrua mbi bashkëshortin, Silvana ka shtënë edhe mbi  të duke e plagosur në të dyja këmbët dhe në ije.

“Kjo është e cmendur shpikte gjëra, thoshte që prindërit e mi e vinin në lojë por ata nuk bënin asgjë”, thotë i dëshpëruar djali i vetëm i ciftit. “Më shkatërroi familjen”, shtoi ai.

“Luigi e kishte zemrën e artë”, thotë një mik i tij. “Erdhi të banonte këtu 17 vjet më parë, e ka garazhin ngjitur me timin. Silvanën nuk e njihja, vetëm një përshëndetje kishim. Më patën thënë se kapej gjithmonë me Luigin, por ai nuk e dinte përse”, shprehet i njohuri i ciftit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF