KreuCelebrity

Hemoragji cerebrale, operacion në zemër- C`po ndodh me Hailey Bieber!

Në 10 mars pësoi një hemoragji cerebrale, por telashet  esaj me shëndetin nuk përfunduan këtu: Hailey Bieber pati një incident të ri të frikshëm. Ajo rrëfëen ndjesinë e cuditëshme në krah deri në majë të gishtave. Ndërsa u ul duke u përpjekur të kuptonte se çfarë ndiente saktësisht, ajo kuptoi se kishte vështirësi në të folur. “Ana e djathtë e fytyrës sime filloi të më mpihej, nuk mund të thoja asnjë fjali”, tha Hailey në video.

Modelja tha se kishte kontaktuar një mjek menjëherë. Fatmirësisht, simptomat filluan të zhdukeshin kur shkoi në spital. “Unë u ktheva në normalitet,” tha Hailey. “Mund të flisja, nuk kisha asnjë problem me fytyrën apo krahun tim.” Analizat dhe skanimi treguan se kishte “pësuar një mpiksje të vogël gjaku” në trurin e saj, të përcaktuar si Sulm Ishemik Kalimtar (TIA), i referuar zakonisht si një “infarkt i vogël”. Ajo pohon se kishte qenë duke marrë pilula kontraceptive pa u konsultuar me mjekun e saj, por ndërkohë vuan nga migrena. .

Sipas hulumtimit të kryer nga specialistët e Loyola Medicine, kontraceptivët oralë në fakt mund të jenë një faktor i vogël rreziku për goditje në tru, por rreziku rritet tek ata që përjetojnë faktorë të tjerë rreziku, si pirja e duhanit, presioni i lartë i gjakut dhe dhimbje koke migrenë.

Ndërkohë, testimet treguan se Hailey kishte një patentë Foramen Ovale (PFO), një vrimë në zemër. “Ata në fakt zbuluan se unë kisha një PFO të gradës 5, e cila është nota më e lartë që mund të keni, kështu që e imja ishte mjaft e madhe,” tha Hailey, duke përfshirë një pamje të ekranit të PFO-së së saj në video, me përmasa gati 13 milimetra. Mjeket I rekomanduan ndërhyrjen kirurjikale për të mbyllur këtë vrimë. “Indet e zemrës rriten përsëri mbi pjesën ku do të bëhet mbyllja dhe pastaj vazhdoni me jetën normale,” tha Hailey. “Kohët e fundit kam bërë mbylljen e PFO-së dhe shkoi shumë mirë, po shërohem… Ndihem mirë.”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF