I ftuar në “Kurthin e Piter Panit”, Ilir Shaqiri u afeksionua shume me binjakët Roan dhe Amar, me sa duket per te nxjerre mallin e bashkëudhëtarit të tij në Big Brother, Donaldin. Madje balerini nuk i kurseu batuat me dy vogelushët 5 vjecarë të cilët nuk i zinte vendi gjatë mbremjes dhe duket se “vodhen shfaqjen” mes 10 fëmijëve të tjerë.
“Binjakët janë të rrezikshëm. Më lër të flas” – tha Iliri sikur donte te thumbonte rivalin e tij në Big Brother VIP.
Ilir Shqiri, Josif Gjipali dhe 10 gazetarë të rinj, ishin sot në premierën e “Piter Pan”. Protagonistët e vegjël, që bëjnë për vete publikun me pyetjet e tyre të ciltërta e të drejtpërdrejta, janë vënë përballë balerinit të njohur dhe tenorit të famshëm.
Ata ishin: Fineldi, Stef, Uarda, binjakët Amar & Roan, Dard, Amelia, Dardan, Starly dhe Amar. Josif Gjipalin e priste dhe një surprizë e këndshme dhe e papritur për të: djali I tij 8 vjecar hyri papritur ne skenë duke kënduar “La donna è mobile” dhe tha se ëndrra e tij është të bëhet tenor, si I ati.



















