Një sërë personazh të njohura kanë uruar besimtarët myslimanë sot për festën e Fiter Bajramit. Me urimet më të mirë të kësaj dite, ata dëshmuan edhe një herë mungesën e ndasive në vendin tonë kur vjen fjala tek bindjet fetare.
Festimet e Bajramit varen nga koha kur Hëna e re shihet nga autoritetet fetare lokale. Duke qenë se Hëna e re nuk u pa të shtunën pas namazit të mbrëmjes, kremtimet nisën sot në Arabinë Saudite, Katar dhe vendet fqinje. Vende të tjera mund t`i nisin festimet e tyre të martën bazuar në shfaqjen e Hënës së re.



















