KreuCelebrity

Eurovision fshin fotografinë ‘provokuese’ të Ronela Hajatit nga Instagrami!

Provat e Eurovisionit kanë filluar dhe faqja zyrtare e festivalit europian në Instagram na ka njohur me përfaqësuesit e vendeve konkurruese.

Shqipëria përfaqësohet nga Ronela Hajati me këngën “Sekret”, dhe ajo që ra në sy ishte se postimi me fotografitë e këngëtares shqiptare u fshinë, për t’u hedhur pak më vonë pa njërën prej tyre.

Ronela kishte një foto në galerinë e saj që siç duket është cilësuar si provokuese nga organizatorët e Eurovisionit. Kjo është shoqëruar me pikëpyetje nga ndjekësit, por jo vetëm. Një faqe në Instagram që i dedikohet përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovision ka shfaqur hapur shqetësimin për këtë gjest të faqes zyrtare.

“Mesditën e së dielës galeria e fotove të Ronelës u hoq nga llogaria zyrtare e Eurovizionit në Instagram. Më pas u ripostua, por pa foton e parë. Nuk është dhënë asnjë shpjegim dhe Shqipëria ishte i vetmi vend të cilit iu hoq postimi dhe u rihodh më vonë,”, thuhej në faqen e Eurovision Albania që theksonte se këngëtarja shqiptare mori vëmendje kudo, në të gjitha platformat sociale me performancën e saj.

 

 

A post shared by Eurovision Albania (@eurovisionalbania)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF