KreuCelebrity

Netflix anulon serialin e animuar të Meghan Markle!

Netflix ka anuluar një serial të animuar të krijuar nga Megan Markle në përpjekje për të ulur kostot.

Shfaqja, e cila u njoftua vitin e kaluar, është një nga disa projekte që janë hequr nga gjiganti i transmetimit. Muajin e kaluar, Netflix zbuloi një rënie të ndjeshme të abonentëve dhe paralajmëroi se miliona të tjerë do të largohen nga shërbimi.

Kjo fshiu mbi 50 miliardë dollarë nga vlera e tregut të kompanisë pasi ekspertët paralajmëruan se ajo përballej me një luftë për t’u rikthyer në rrugën e duhur.

Archeëell Productions, kompania e formuar nga Duka dhe Dukesha e Sussex, njoftoi vitin e kaluar se Meghan do të ishte një producente ekzekutive.

Seriali ishte planifikuar të përqendrohej në aventurat e një vajze 12-vjeçare, e cila është frymëzuar nga gra me ndikim të historisë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF