Sikur të mos mjaftonte gjyqi famëkeq ku po merr kritika nga ana e publikut, aktorja Amber Heard tani do të luajë më pak se 10 minuta në filmin “Aquaman 2”.
Ky vendim u mor nga producentët pas një peticioni për ta përjashtuar atë nga kasti i aktorëve. Peticioni tashmë është nënshkruar nga më shumë se dy milionë njerëz.
Heard luajti Princeshën Mera në pjesën e parë. Jeanne Larson, e cila nisi peticionin, kishte thënë se Amber ishte një abuzuese dhe se anulimi i paraqitjes së saj në “Aquaman 2” do të parandalonte “lavdërimin e abuzimit të saj”.
Aktorja është paditur për shpifje nga ish-bashkëshorti i saj, Johnny Depp dhe në anën e tij janë një numër i madh njerëzish. Aktori ka thënë në gjykatë javën e kaluar se ishte i tronditur kur pjesëmarrja e tij në xhirimet e vazhdimit të pestë të “Pirates of the Caribbean” u anulua pasi Heard deklaroi në një artikull për “The Uashington Post” se ajo ishte viktimë e abuzimit, edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt emrin e tij.
Një psikologe që vlerësoi aktoren Amber Heard dhe u punësua nga ekipi ligjor i Johnny Depp ka dëshmuar se aktorja ka rregullime të personalitetit, por jo rregullim post-traumatik.



















