KreuCelebrity

Mori dhuratë emision në Top Channel, Einxhel zbulon ç’ka ndodhur!

Einxhel, teksa ndodhej brenda “Big Brother VIP”, mori surprizën më të bukur të cilën ajo e kishte ëndërruar prej kohësh.

Fondacioni “Dritan Hoxha” kishte zgjedhur Einxhel Shkirën që të drejtojë një emision të ri në Top Channel. Emisioni ka të bëjë me vajzat dhe gratë që nuk kanë pasur mundësi të arsimohen, gra e vajza që kanë nevojë për mbështetje.

Së fundmi moderatorja ka qenë e ftuar në “Why Not”, dhe ka zbuluar se emisioni do të fillojë në shtator, teksa ndau detajet se çfarë do të trajtojë, “Shumë pyetje dhe mesazhe më kanë ardhur për emisionin dhe unë jo se nuk kam pasur një përgjigje, e kam pasur. Kam dashur kohën time që t’i diskutoj gjërat, kohën time që të pushoj dhe nuk jam marrë që të jap një përgjigje, kjo është hera e parë që un po jap një përgjigje shumë ekzakte. Emisioni fillon në shtator.

Kauza për të cilën unë luftova brenda do të jetë shtylla kryesore e emisionit, pra bursat për vajzat, plotësimin e nevojave të tyre për vajzat që duan të realizohen në jetë, për gratë që duan të jenë të pavarura por nuk e kanë pasur një përkrahje ose nuk e kanë shpirtin aq luftarak sa dikush tjetër që i ka vënë shkelmin çdo pengese dhe ja ka arritur. Ne duam të jemi dora që do t’i ndihmojë, dera ku mund të trokasin dhe kjo është shtylla kryesore. Në ditët në vijim do informohen ku mund të drejtohen, kush do jetë pika jonë e kontaktit. Patjetër që do kemi të ftuara dhe ajo që unë kam kuptuar është që këto  vajza kanë pafund nevojë për shembuj inspirimi”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF