Chris Rock ka ironizuar Will Smith pasi komediani Dave Chappelle u sulmua në skenë në Los Angeles nga një spektator.
Komedianët po performonin në Hollywood Bowl si pjesë e festivalit “Netflix is a Joke’ kur një burrë vrapoi në skenë dhe sulmoi Chappelle-n. Chris Rock doli në skenë pas këtij incidenti ndërsa tha: “A ishte Will Smith?”.
Rock u godit me shuplakë nga aktori Smith në ceremoninë e çmimeve Oscars muajin e kaluar, pasi komediani bëri shaka për flokët e gruas së tij, Jada Pinkett Smith.
Kujtojmë që incidenti shkaktoi një reagim të gjerë për sjelljen e Smith. Akademia mori vendimin për ta përjashtuar aktorin, i cili fitoi një çmim Oscar, përfundimisht nga ceremonia e ndarjes së çmimeve për 10 vite.
#davechappelle attacked at #hollywoodbowl #netflixisajoke pic.twitter.com/oP04S0de90
— abazar ?? (@abazar) May 4, 2022



















