KreuCelebrity

Elon Musk: Twitter do të ketë kosto të vogël për bizneset dhe qeveritë

Shefi i Tesla-s, Elon Musk ka bërë me dije se përdoruesit e biznesit dhe qeverisë në witter mund të kenë nevojë të paguajnë një tarifë të vogël për të qëndruar në këtë platformë sociale.

Ky njoftim vjen pasi bordi i Twitter ra dakord për një ofertë prej 44 miliardë dollarësh nga zoti Musk. Megjithatë, Musk tha se faqja do të jetë gjithmonë falas për përdoruesit jofitimprurës.

Ai kishte thënë më parë se donte ta bënte Twitterin më të mirë se kurrë duke përmirësuar produktin me veçori të reja dhe sugjeroi ndryshime në shërbimin e ri të abonimit premium, Twitter Blue, duke përfshirë uljen e çmimit të tij.

Me kalimin e viteve, Twitter nuk ka arritur të fitojë aq shumë para sa platformat e tjera të mediave sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube, ndaj mbetet për t’u parë se ç’do të ndodhë në vijim..

Ultimately, the downfall of the Freemasons was giving away their stonecutting services for nothing

— Elon Musk (@elonmusk) May 3, 2022

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF