KreuCelebrity

Rama nuk njeh Orinda Hutën: “Ajo vajza që më prezantoi…”!

 

Kryeministri Edi Rama ishte në Thumanë së bashku me Elvis Naçin për të dorëzuar personalisht çelësat e 155 shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 2019-së në zonën e goditur rëndë nga lëkundjet më të dhunshme në tokën tonë në 40 vjet.

Eventin  e moderoi këngëtarja Orinda Huta, e cila përmendi  dhe  shprehje që ai ka publikuar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në Facebook.Por Rama duket nuk e njohu dhe iu referua vetëm si  “ajo vajza që më prezantoi.”

E kemi parë gjatë gjithë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit duke sjellë shprehje në rrjetin social,  sigurisht duke prekur zemrat e besimtarëve, por edhe jo besimtarëve. Kemi nevojë për shprehje të tilla të besimit. Kam nderin të ftoj në skenë kryeministrin e Shqipërisë, zotin Edi Rama, i cili jam e bindur se ka shumë për të thënë në këtë ditës të paqes dhe solidaritetit”, tha Orinda Huta.

“Besoj që në këto kohë qysh se ra ajo fatkeqësi e madhe duhet të kem ardhur në Thumanë mbi 40 herë dhe mezi e kam pritur këtë moment ku të gjitha punët do të bëheshin bashkë. Përderisa vajza që më prezantoi përmendi dhe ato fjalët e muajit që unë kam publikuar ditë pas dite në këtë muaj, dua të përfitoj nga rasti që ta nënvizoj këtu se pavarësisht se në jam i dhënë me shumë respekt ndaj feve dhe pavarësisht se nuk jam as hoxhë e as prift, nuk më vjen mirë kur shumëkush ngatërron gjëra që nuk duhen ngatërruar”, tha kryeministri.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF