KreuCelebrity

Kylie Jenner tregon arsyen prekëse pse veshi fustan nusërie në Met Gala!

Kylie Jenner, si dhe motrat e saj Kourtney dhe Khloe Kardashian, tërhoqën pothuajse po aq vëmendje me pamjen e tyre në Met Gala 2022, sa edhe Kim e cila veshi fustanin e Marilyn Monroe gjatë ngjarjes së të hënës mbrëma. Por për fat të keq, në rastin e tre të parëve, nuk ishte për arsyet që ato ndoshta do të kishin preferuar.

Kylie Jenner i çuditi të gjithë kur u shfaq në Met Gala 2022 me një fustan nusërie. Teksa ndau disa fotografi nga prapaskenat në Instagram, Kylie zbuloi arsyen pse zgjodhi fustanin e nusërisë Off-White për tapetin e kuq. Ajo tregoi se veshja ishte menduar si një nderim për themeluesin e markës, Virgil Abloh, i cili u nda nga jeta në nëntor 2021, në moshën 41-vjeçare.

“Virgil dhe unë duhej të shkonim në Met së bashku përpara se ngjarja të shtyhej në vitin 2020. Të festosh sonte V dhe trashëgiminë e tij të pabesueshme do të thotë gjithë bota për mua. Unë jam e përulur ta vesh këtë fustan dhe të nderoj mikun tim të bukur dhe të talentuar. Ne të ndjemë sonte Virgil dhe të duam përgjithmonë. Faleminderit të gjithë ekipit Off White!!”, ka shkruar ajo.

Fustani i Kyliet përfshinte një fund të fryrë dhe një bust të veshur sipër një bluze rrjetë me logon Off-White. Jenner mbajti dhe një vello bashkë me një kapele bejsbolli mbrapsht. Një pamje e ngjashme mbylli shfaqjen e vjeshtës 2022 të markës dhe ishte koleksioni përfundimtar i Abloh.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF