
Fjolla Morina është ndaluar sërish sot nga policia e Kosovës, zëdhënësi i të cilës kanë dhënë disa detaje më shumë mbi ngjarjen, duke thënë se këngëtarja është lënë e lirë nga Prokuroria e Prishtinës.
Daut Hoxha, zëdhënësi i policisë së Kosovës, ka konfirmuar se ndalimi u bë për një verifikim, e paskësaj, Fjolla është është liruar me procedurë të rregullt ligjore.
“Personi i permendur është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marrë parasysh vendimet e organeve të drejtësisë, me urdhër të prokurorit është lënë e lirë. Për detaje tjera lutemi që të ju adresoheni organeve të drejtësisë”, tha Hoxha për mediat kosovare.
Sipas avokatit të saj, Fanol Krasniqi, këngëtarja ishte shoqëruar në komisariat, por pa dhënë arsyen. “Fjolla Morina nuk është arrestuar, ajo është shoqëruar në stacionin policor. Një zyrë e bashkëpunimit juridik në Kosovë, nuk e ka shfuqizuar urdhëresën e gjykatës e cila e ka refuzuar ekstradimin, tanipo presim njoftimin, Fjolla nuk është e arrestuar”, ka thënë Krasniqi për Paparacin.
Menjëherë pas lajmit reagoi edhe vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram. Ajo publikoi një foto nga dyqani i saj në Kosovë, krahas së cilës shkroi: “Tek dyqani jam”.



















