Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira ka deklaruar se është e gatshme të bëhet nënë në një të ardhme të afërt.
Moderatorja gjithashtu tregoi se edhe partneri i saj, Dj Dagz është në të njëjtën etapë të jetës.
“Dua gjithë energjinë ta orientoj te një fëmijë, jo vetëm te karriera. Është momenti i duhur mendoj. Edhe Dagz është në këtë etapë të jetës. Fëmija për ne nuk do të përbente një problem. Mendoj se do të jemi prindër shumë të hapur me fëmijën tonë”, u shpreh Einxhel.
Kujtojmë që dyshja nisi romancën e dashurisë teksa ndodheshin brenda “Big Brother VIP”, dhe mesa duket çdo gjë është në rrugën e duhur edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.



















