KreuCelebrity

U kritikua për humbjen e peshës për në “Met Gala”, reagon trajneri i Kim Kardashian: U bë në mënyrë të shëndetshme

Pasi shkëlqeu me fustanin e Marylin Monroe në “Met Gala”,  ylli televiziv Kim Kardashian po përballet me kritika në rrjetet sociale se promovon sjellje jo të shëndetshme për sa i takon mënyrës së të ushqyerit.

Ajo u dobësua 7 kilogramë brenda 3 javësh, në mënyrë që fustani t’i rrinte më së miri. Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të Vogue për ngjarjen e madhe, Kardashian zbuloi se e përfundoi dietën për t’u përshtatur me fustanin ikonik të Marilyn Monroe.

Ndërkaq së fundmi ka reaguar edhe trajneri i Kim, Don-A-Matrix, i cili ka sqaruar për TMZ humbjen e peshës së Kim që t’i bënte fustani i Marilyn Monroe. “Unë mendoj se një nga keqkuptimet që njerëzit kanë për Kim është se nuk e dinë që ajo punon shumë, por unë isha atje gjatë procesit. Pra, ajo nuk vuajti urie. Dua të them, ajo ka mbajtur një dietë të ekuilibruar. Nganjëherë, ajo nuk hante aq shumë, por ajo punoi vërtet shumë”, tha ai.

 

Teksa u pyet nëse Kim e humbi peshën në mënyrë të pashëndetshme, Don u përgjigj, “Aspak. Jo nga ajo që pashë unë. Ne ushtroheshim ndonjëherë dy herë në ditë. Është e mundur të humbësh 10 kilogramë në një mënyrë të shëndetshme”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF