KreuCelebrity

Ndërron jetë aktori i “Friends”!

Aktori Mike Hagerty, i njohur për rolet në “Friends” dhe “Somebody Somewhere”, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.

Lajmi i trishtë u bë i ditur nga mikja e tij, Bridget Everett, me anë të një postim në rrjetet sociale.

“Me dhimbje të thellë, familja e Michael G. Hagerty njoftoi vdekjen e tij këtë të premte në Los Angeles. Mike ka lënë pas bashkëshorten e tij Mary Kathryn, motrën Mary Ann Hagerty dhe vajzën Meg. Ai do t’i mungojë të gjithëve”, ka shkruar Everett.

Sipas mediave të huaja, shkaku i vdekjes së aktorit nuk është zbuluar ende. Kujtojmë që Hagerty e filloi karrierën e tij në ekran në fillim të viteve 1980 me role të vogla në filma si “Doctor Detroit”, “The Imposter”, “Turk 182” dhe “Brewster’s Millions”, për të vijuar më pas një rrugëtim të gjatë dhe të suksesshëm.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF