KreuCelebrity

Granit Cana prezanton të dashurën: “Këtu me mua është…” 

Ishte një nga banorët më të komentuar të “Big Brother VIP”, e një nga arsyet për këtë, ka qenë pikërisht afërsia që u krijua mes tij dhe Fifit. Kjo e fundit u shfaq mjaft e dhënë pas modelit nga Kosova, i cili megjithatë e bëri të qartë se e kishte shumë për zemër, por si një mikeshë mjaft të mirë.

Pavarësisht kësaj, ata mbetën miq edhe pas daljes nga shtëpia e famshme. Fifi ka nisur një lidhje me Adis Patushin, dhe duket mjaft e lumtur. Po jeta private e Granitit, si shkon?

Së fundi, ai publikoi një video në TikTok përmes së cilës ka treguar nëse është në një romancë dashurie apo jo. “Meqë shumica prej jush janë të interesuar të dinë nëse Graniti është në një lidhje ose jo, doja ta zbuloja me të gjithë ju që, Po. Graniti është në lidhje. Këtu me mua është edhe e dashura ime.” thotë ai teksa tregon shtangat e palestrës.

♬ original sound – Craig

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF