KreuCelebrity

Martesa është në ajër për ASAP Rocky dhe Rihanna në videoklipin e tij të ri!

A$AP Rocky ka publikuar këtë të enjte projektin e ri muzikor që i dedikohet partneres së tij shtatzënë Rihanna.

Reperi i referohet të dashurës së tij si një “engjëll”, “perëndeshë” dhe “shoqja e zemrës” në tekstin e këngës me titull “DMB”, por jo vetëm kaq, disa detaje na bëjnë të mendojmë se ata mund të jenë martuar.

Videoja flet për jetën e tyre së bashku, ku Rihanna shfaqet në krah të reperit, në kohë të mira dhe të këqija dhe në fund të videos ylli i muzikës botërore shfaqet si një nuse. Shumë besojnë se dyshja kanë treguar se në fakt janë burrë dhe grua.

Kujtojmë që miqësia mes dyshes daton prej më shumë se një dekade. Ata bashkuan forcat për një remix të “Cockiness (Love It)” në 2012. Rocky më pas iu bashkua turneut të saj në 2013. Miqësia e tyre vazhdoi për disa vite, derisa Rihanna u nda nga Hassan Jameel në fillim të 2020 dhe nisi një romancë me reperin ndërsa zbuluan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF