Këngëtarja e njohur, Adele feston 34-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të shënuar ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram dy fotografi.
Fituesja e çmimit Grammy shfaqet e veshur me një fustan të personalizuar të Carolina Herrer.
“Çfarë ndryshimi bën një vit! Nëse koha vazhdon të shërojë dhe të zbusë të gjitha rrudhat në jetën time, ashtu siç ikin vitet, atëherë mezi pres të bëhem 60 vjeçe. Nuk kam qenë kurrë më e lumtur! Kaq shumë mësime, kaq shumë bekime për të cilat duhet të jem mirënjohëse. Ky është vitit i 34 dhe më pëlqen! Faleminderit për dashurinë që më jepni si gjithmonë”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që Adele bëri një pushim prej gjashtë vitesh duke qëndruar larg vëmendjes mediatike dhe eventeve muzikore por tani është rikthyer dhe duket shumë e lumtur.






Horoskopi ditor, e premte 6 maj 2022








Eni Koçi, nënë për herë të parë!


Einxhel Shkira, gati të bëhet nënë!



