KreuCelebrity

Në 35-vjetorin e lindjes, Chiara Ferragni merr urimin emocionues nga Fedez!

Blogerja e njohur Chiara Ferragni feston sot 35-vjetorin e saj të lindjes.

Në këtë ditë të shënuar bashkëshorti i saj Fedez ka zgjedhur që gjysmës së tij më të mirë t’i bëjë një dedikim të ëmbël në rrjetin e tij social Instagram.

“Para 5 vitesh në Verona Arena të kërkova të martoheshe me mua dhe tani jemi këtu, të vetëdijshëm se çfarëdo që të ndodhë do të jemi gjithmonë pranë njëri-tjetrit dhe asgjë nuk mund të na trembë më. Të dua”, ka shkruar ai përkrah disa fotografive nga ai moment.

Kujtojmë që Chiara Ferragni dhe Fedez janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbizit botëror. Ata vetëm pak javë më parë ata u përballën me një nga momentet më të vështira të jetës së tyre, pasi reperi iu nënshtrua një operacioni për të hequr një tumor neuroendokrin në pankreas, i cili fatmirësisht doli me sukses.

 

 

 

A post shared by FEDEZ (@fedez)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF