KreuCelebrity

8 orë gjumë janë mjaftueshëm? Cfarë tregon studimi i fundit!

 

Bindja e përgjithshme deri tani ishte se nevojiten 8 orë gjumë natën për të konsideruar se ke fjetur mjaftueshëm. Por kur njerëzit arrijnë një moshë të caktuar, kjo mund të mos vlejë më. Një ekip studiuesish nga Universiteti i Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universiteti Fudan në Kinë zbuluan se shtatë orë gjumë mund të jenë koha ideale e gjumit për njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuar. 

Në një studim të botuar në revistën “Nature Aging”, studiuesit thanë se shtatë orë gjumë ishin më idealet për shëndetin mendor. Pjesëmarrësit në vëzhgim kanë rrëfyer sjelljet e tyre të gjumit dhe gjithashtu iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me mirëqenien dhe shëndetin e tyre mendor.

Mjekët i bënë atyre edhe një sërë ushtrimesh që lidheshin më shpejtësinë e tyre të përpunimit të informacionit, vëmendjen vizuale, kujtesën dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve. Rezultatet më të mira i parën ata që kishin fjetur 7 orë.  

Megjithatë, duhet qartësuar diçka: 94% e pjesëmarrësve ishin të bardhë, kështu që është e paqartë nëse rezultatet janë të vërteta për njerëzit me ngjyrë dhe prejardhje të tjera etnike ose kulturore.  Një faktor tjetër i rëndësishëm është qëndrueshmëria. Rezultatet më të mira u panë tek njerëzit që treguan vetëm pak luhatje në rutinën e tyre të gjumit për periudha të gjata kohore dhe që ishin besnikë të periudhës shtatë-orëshe. 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF