KreuCelebrity

Ndërron jetë aktori legjendar, Dennis Waterman!

Aktori Dennis Waterman, i njohur për rolet e tij në shfaqjet televizive duke përfshirë “Minder”, “The Sweeney” dhe “New Tricks”, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije familja e tij me anë të një njoftimi, “Me pikëllim të thellë njoftojmë se i dashuri ynë Dennis ndërroi jetë në spital në Spanjë. Ai vdiq të dielën pasdite me gruan në krah. Familja kërkon që privatësia jonë të respektohet në këtë kohë shumë të vështirë”.

I lindur në Londër dhe i shkolluar në “Corona Theatre School”, Waterman filloi karrierën e tij në një rol për “Fondacionin e Filmit për Fëmijë”’, pas së cilës, në moshën 12-vjeçare, ai u ftua të bashkohej me kompaninë “Royal Shakespeare” të Stratford.

Ai vazhdoi rrugën drejt suksesit me rolin në “William”, ku u bë një nga fytyrat më të njohura në televizionin britanik në vitet 1970 kur luajti George Carter përballë John Thaë në dramën policore të ITV-së “The Sweeney”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF